Fyle i “bën vend” Shqipërisë në BE: Proçesi i zgjerimit do vazhdojë
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka qenë i prerë në pritshmëritë që ka BE për proçesin integrues të vendeve që aspirojnë këtë union. Një ditë para shpalljes se paketes se zgjerimit dhe raportit te progresit vjetor per vendet qe jane ne proçesin e pranimit ne Bashkimin Evropian, komisioneri Fyle është shprehur se sfidë për vendet kandidate është dhe mbeten shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurenca.“Këtë vit raporti i progresit do të ketë një moto të re: Në fillim parimet. Cilat janë parimet? Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurrenca; ne duam që vendet kandidate që do t’i bashkohen BE-së të jenë gati edhe në terma ekonomike. Dhe pika e fundit, që do të jetë një pikë që është nënvizuar edhe vitin e kaluar, është që Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe aspiruese në udhën e tyre shumë të rëndësishme për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian” thekson Fyle.Komisioneri Fyle e ka konsideruar një hap të rëndësishëm zgjerimin e unionit, me anëtarësimin e plotë të Kroacisë.“Më lejoni të flas fare shkurt mbi raportin e progresit që do të miratojë Komisioni këtë vit. E para, do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë; do të jetë mbi pushtetin transformues të zgjerimit, jo më kot e kemi marrë Çmimin Nobel për Paqen. E dyta, do të jetë mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian,thellimin e integrimit” tha ai.Ndërsa deklarata e komisionerit Fyle është e qartë për kushtet që ka BE për veNdet aspirante, pritet që kësaj radhe Komisioni Europian të rekomandojë për Shqipërinë dhënien pa kusht të statusit kandidat, ndërsa për Kosovën dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014. Por nëse Shqipëria ka tre vjet që e pret këtë pozicion në proçesin integrues në BE, për Kosovën do të jetë ndryshe marrëvëshja e stabilizim-asoocimit, pasi për herë të parë KE nuk do të kërkojë ratifikim nga parlamentet e shteteve anëtare të BE.Serbia nga ana tjetër, do të marrë rekomandimin për fillimin e bisedimeve dhe pritet që në dhjetor, Këshilli i Ministrave të BE-së, të vendosë që bisedimet me Serbinë të nisin në janar të vitit të ardhshëm.Për sa i përket Bosnjës, Komisioni do të kërkojë kompromis politik dhe qasje serioze në përmbushjen e disa kritereve; siç janë zgjidhja e çështjes së diskriminimit të minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor, si dhe krijimi i një mekanizëm të vetëm për të koordinuar marrëdhëniet me BE-në.