Kurban turk për familjet e varfra, komuniteti mysliman turk sjell 1000 bagëti

Kurban Turq për festën shqiptare. Rreth 1000 mijë kurban janë sjellë nga Ankaraja e Turqisë  për të varfërit në Shqipëri. Përfaqësuesi i komunitetit Mysliman të Turqisë  Demirhan Dinç u shpreh se kjo dhuratë  është një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror midis shqipatarëve dhe turqve."Ju urojmë qytetarëve festën e Kurban Bajramit 2013.Komuniteti Mysliman i Turqisë shpërndan kurban në 60 shtete të vendit  dhe këtë radhë u përzgjodh edhe Shqipëria. Në Shqipëri kurbanët do të shpërndahen në 35 zona dhe këto kurbanë janë një dhuratë e vogël për popullin shqiptar. Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror mes dy popujve tanë. Shoh një marrdhënie të ngrohtë dhe të mrekullueshme me shqiptarët" ka theksuar ai.Ndërkohë që Myftiu i Tiranës Ylli Gurra shprehet se edhe Myftinia e Tiranës ka bërë kurban për njerëzit në nevojë.Kurban Bajrami është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kanë mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.