Stipetiç-Metës:Kroacia e gatshme për t’i ofruar Shqipërisë eksperiencën për në BE
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin Kroat, Aleksandër Stipetiç në Shqipëri.Në fjalën e tij ambasadori Stipetiç theksoi se Kroacia do të jetë e gatshme për t’i ofruar Shqipërisë eksperiencën e saj drejt rrugës së Bashkimin Europian.Kryeparlamentari Meta e falënderoi ambasadorin Stipetiç për shkëmbimin dhe mbështetjen e eksperiencave që Kroacia jep lidhur me integrimin e vendit tonë në BE.“Marrëdhëniet tona politike janë të shkëlqyera. Ne do të punojmë shumë për rritjen e shkëmbimeve dhe marrëdhënieve parlamentare të niveleve më të larta” u shpreh Meta.Më tej, dy bashkëbisedueset diskutuan rreth intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve sepse ato janë marrëdhënie mes njerëzish, kombesh dhe pastaj institucionale.