Tahiri shkrin Antikrimin ekonomik, hetim punës e pasurisë së efektivëve
Pas Gardës së Republikës si dhe ndryshimit të strukturës së njësive të lëvizshme “Shqiponjat”, ministri Saimir Tahiri lajmëroi edhe shkrirjen e sektorit të Antikrimit Ekonomik, si një strukturë e veçantë brenda uniformave blu. Një vendim i tillë vjen pas rasteve të fundit, ku punonjës me rëndësi në rradhët e Antikrimit dekonspiruan aksionet e Policisë, duke përdorur kode të caktuara për të lajmëruar pronarët e kazinove dhe bingove të paligjshme për afrimin e kontrolleve të befasishme, me përdorimin e kodeve të caktuara, që nuk u kanë shpëtuar agjentëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.Vetë Ministri Tahiri në konferencën për mediat tha se të gjitha seksionet e antikrimit do ti nështrohen hetimeve, ndërsa paralajmëroi se efektivët që do rezultojnë të pastër do të rikthehen në punë, ndërsa për të tjerët do të merren masat e nevojshme administrative deri edhe ato penale.“Ky operacion më ka dhënë mundësinë mua dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të evidentojmë edhe problemet brenda policisë . Ne vendosëm të shkrihet seksioni i krimit financiar. Të gjitha seksionet do të shkrihen dhe do ti nështrohen një hetimi të gjerë lidhur me ligjshmërinë e lojërave të fatit, procedimet e bëra deri më tani nga policia për paligshmërinëe tyre e deri tek verifikimi i pasurisë së efektivëve. Ata që rezultojnë të pastër do rikthehen në punë, të tjetër do ti nështrohen masave administrave deri në ndjekje penale” tha Tahiri.Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm tha se aksioni policor “Fundi i marrëzizë” do vashdojë deri me sekuestrimin e kompjuterit të fundit.“Ritheksoj vullnetin tonë të hekurt për të luftuar dhe fituar njëherë e mirë betejën mbi paligjshmërinë. Ne jemi në krahun e qyetarëve të ndershëm të këtij vendi dhe bashkë me ta do ta luftojmë betejën me të keqen” përfundoi ai.