KE: Shqipërisë t’i jepet Statusi kandidat

Komisioni Europian rekomandon marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë me mirëkuptimin që ajo të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle gjatë publikimit të raportit para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian është shprehur se Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm kohët e fundit por duhet të përmbush edhe 5 kriteret e mbetura, veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore."Ka pasur një progres të jashtëzakonshëm kohët e fundit. Dy ligje të jashtëzakonshme u përmriësuan dhe u miratuan në parlamentin shqiptar. Duke qënë se Shqipëria ka arritur progresin e mjaftueshëm, Komisioni Europian sygjeron që asaj t`i jepet statusi i vendit kandidat duke pasur parasysh që Shqipëria do të bëjë më shumë përpjekje dhe për plotësimin e 5 prioriteteve të mbetuara:1 . të vazhdojë të zbatojë reformën e administratës publike me qëllim rritjen profesionalizmi dhe depolitizimin e administratës publike ;2. të marrin masa të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore ;3. të bëjë përpjekje të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit4. të bëjë përpjekje të mëtejshme përcaktohet në luftën kundër krimit të organizuar5. të marrin masa efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të politikat ani diskriminim  ndaj Romeve  si dhe implementimin e të drejtave pronësore" është shprehur Fyle.Në ndryshim nga viti i kaluar kur rekomandimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë kushtëzohej me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil, këtë herë komisioni europian në dokumentin e tij për Shqipërinë, i propozon vendeve anëtare që asaj “t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.Rekomandimi vjen pasi Komisioni vlerëson se “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian, vecanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyce në opinionin e Komisionit të vitit 2010. Shqipëria – vazhdon më tej vlerësimi i Komisionit – ka marrë hapat e para drejt përmirësimit të efiksasitetit të hetimeve dhe ndjekjes së rasteve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Zgjedhjet e 23 qershorit vlerësohen gjithashtu se “u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt”.Raporti nënvizon se votimi dhe procesi i numërimit ka qenë i mirë, ndërkohë që incidentet e shënuara kanë qenë të izoluara."Klima e tensionuar dhe e polarizuar politike përpara zgjedhjeve të qershorit ka rrezikuar punën e organeve të administrimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet vetë ishin konkurruese dhe në përgjithëse janë zhvilluar në mënyrë të rregullt. Pjesëmarrja në votime ishte 53.6%. Votimi dhe numërimi vazhdoi mirë, me përjashtim të disa incidenteve të izoluara dhe parregullsi procedurale të cilat nuk ndikojnë zhvillimin përgjithësisht e qetë të zgjedhjeve. Në përgjithësi, zgjedhjet kanë shënuar progres të prekshëm në lidhje me praktikën e mëparshme, prandaj përmbushën prioritetet kyçe. Rritjen e mëtejshme të pavarësisë së administrimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet duhet të zbatohen rekomandimet e bëra nga OSBE / ODIHR-i  pas zgjedhjeve të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e vazhdueshëm në zgjedhjet e ardhshme" thuhet në raport.Kriteret politikeNë kapitullin për kriteret politike, një ndër më të rëndësishmit në vlerësimin e përparimit të një vendi, Raporti i Komisionit europian vlerëson se “Shqipëria ka bërë hapa të tjerë përpara në përmbushjen” e tyre, duke përmendur një sërë ligjesh të miratuara me konsensusin e palëve, e duke vënë në dukej vecanërisht miratimin nga parlamenti të tre ligjeve që ishin vënë si kusht vitin e kaluar. Me tone pozitive flitet edhe për “hapat e rëndësishëm për reformën e sistemit gjyqësor, për përmirësimn e luftës kundër korrupsionit, rritjen e goditjes ndaj trafikut të lëndëve narkotike, ndryshimet në Kodin penal lidhur me trafikun e qënieve njerëzore si dhe masat antidiskrimin”. Ndërkohë që si gjithnjë vlerësohet si “thelbësor, angazhimi konstruktiv i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal”.ParlamentiGjatë sesionit parlamentar të vjeshtës 2012, një numër i konsiderueshëm i akteve parlamentare u miratuan me mbështetjen ndërpartiake. Në fund të majit, pas një periudhe të zgjatur me polemika mes partive politike, parlamenti miratoi masat kyçe të nevojshme për përparimin e integrimit në BE, konkretisht Ligjin për Shërbimin Civil, Ligji për Gjykatën e Lartë dhe rregullat e procedurës së parlamentit.  Rregullat e reja të procedurës do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në përmirësimin e funksionimit të duhur të parlamentit, duke konsoliduar progresin e bërë vitin e kaluar në adresimin e prioritetit kyç përkatës.Në dhjetor, ish kreu i Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive u votua në parlament si prokuror i përgjithshëm  me votat e mazhorancës. Opozita, ndërkohë nuk votoi në parlament për kandidatin, duke pohuar se ndërprerja e mandatit të kryeprokurores në detyrë në nëntor të vitit të kaluar ishte  jokushtetuese.Ish-Prokurorja i Përgjithshëm, i cili u shkarkua në vitin 2012, ende nuk është rikthyer në pozicionin e saj si gjyqtare.Por Raporti identifikon më pas fushat ku nevojiten përpjekje tëmëtejshme për përmbushjen e plotë të kritereve politik. “Përsa i përket demokracisë dhe Shtetit të së drejtës, është thelbësore që të ndërtohet mbi përparimet e bëra dhe të sigurohet dialogu politik e që përpjekjet e përbashkëta për reforma të jenë të qëndrueshme”, vlerëson komisioni duke shtuar se “janë të nevojshme masa konkrete për të forcuar përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”.Brukseli nënvizon se “rezultatet konkrete në hetimin ndjekjen dhe ndëhskimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet duhet të përforcohen, duke ndërtuar mbi rezultatet e para të arritura”, ndërsa kërkohet të “përmirësohet më tej lufta kundër krimit të organizuar”. Po ashtu përmirësime kërkohen për cështjen e pronave, administratës publike apo dhe të drejtave të njeriut.Kështu pas katër vitesh, që kur në 2009 paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim, dhe pas tre dështimeve radhazi, Shqipëria këtë herë merr Statusin e vendit kandidat.Progres raporti për Shqipërinë (Anglisht)