Korpusi i Vullnetarëve: 2014, të pastrojmë dhe denoncojmë ndotësit e mjedisit

Shqipëria nuk mund të mbahet pastër vetëm duke pastruar, por në radhë të parë duke mos ndotur e bërë pis. Ky është konkluzioni në të cilin ka arritur Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, i cili për vitin 2014 paralajmëron se do të ndërmarrë një fushatë të vecantë, në shërbim të pastrimit të vendit.Aksionet e vullnetarëve për pastrimin e territorit, do të gërshetohen me një fushatë denoncimesh, sa publike aq edhe ligjore. Korpusi i Vullnetarëve iu bashkua grupit të organizatave konsulente pranë Ministrisë së Mjedisit, për të dhënë kontributin në pastrimin e Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit në tërësi, si pasuri kombëtare.Pas një përvoje 5 vjecare në pastrimin e zonave turistike, cdo vit, para dhe gjatë sesonit turistik, Korpusi i Vullnetarëve po punon për organizimin e lëvizjes tashmë në cdo qytet, për të qenë aktiv në një aksion të vazhdueshëm kundër ndotjes së mjedisit. Gjatë vitit 2013 u ngritën degët e lëvizjes në qytetet Shkodër, Lezhe, Durrës, Elbasan, Korcë dhe Vlorë. Me gjithë angazhimin e mijëra vullnetarëve dhe mbledhjen e tonelatave të tëra mbeturina, situata mbetet sërish e rëndë ndaj dhe Korpusi i Vullnetarëve, i bën apel qeverisë dhe pushtetit vendor të zbatojnë ligjin për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve.“Nisur nga përvoja që ne kemi në pastrimin e territoreve të ndotura, konstatojmë se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i pastër thjeshtë duke u pastruar për një ditë, për një javë, për një vit apo edhe për pesë vjet. Por së pari duke mos u ndotur. Cdo vit vullnetarët tanë mbledhin mbi 10 mije thase me mbeturina duke pastruar plazhet dhe parqet nga Velipoja deri ne Orikum. Por kjo nuk ka mjaftuar qe plazhet tona te jene te paster, pasi cdo vit lumenjte sjellin tonelata te tjera mbeturinash pasi banoret e zonave i hedhin ato pergjate rrjedhes se lumenjve dhe perrenjve. Ndaj ne kerkojmë që në të gjithë vendin të nisë së pari procesi i grumbullimit të mbetjeve dhe paralelisht ndarja e tyre që në burim, për të cuar në fabrikat e riciklimit mbetjet e riciklueshme” thuhet në njoftimin pë r mediat.Ndërkohë po sipas njoftimit Korpusi i Vullnetarëve, do të organizojë gjatë viti 2014 mbi 5 mijë vullnetarë, anëtarë të kësaj lëvizjeje, në aksione të vazhdueshme në të gjitha qytetet e vendit, një përvojë e krijuar edhe gjatë këtij viti me shpalljen e ditës së pastrimi, që është e shtuna e fundit e cdo muaji.“Fushata jonë për vitin 2014 do të ketë në fokus jo vetëm pastrimin, por mbi të gjitha denoncimin e atyre që ndotin. Përmes platformës IDEA, është bërë e mundur për më shumë se një vit e gjysmë denoncimi, përmes fotografive dhe imazheve filmike, i qindra vatrave të ndotura në vend. Mijëra qytetarë kanë denoncuar zonat e ndotura, ku banorët hedhin mbeturina. Korpusi i Vullnetarëve, do të vazhdojë denoncimin jo vetëm mediatik, por tashmë edhe publik dhe ligjor të shkaktarëve të ndotjes, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit. Fushata “Të pastrojmë dhe të denoncojmë ndotësit” do të jetë një risi e këtij viti, dhe në bashkëpunim me organet dhe institucionet shteterore do të synojmë eliminimin e ndotjes masive të mjedisit”thekson Korpusi i Vullnetarëve.Në përfundim Korpusi i Vullnetarëve ka dhe një apel për qytetarët dhe instancat shtetërore.“Ne i bëjmë thirrje cdo qytetari që të mos ndotë vendin, si dhe i bëjmë thirrje organeve të pushtet të zbatojnë ligjin për ndëshkimin me gjobë të gjithkujt që ndot. Shqipëria nuk mund të jetë një vend i pastër duke i vënë gjithkujt nga një pastrues nga pas, por duke qene gjithkush një pastrues për mjedisin e tij”.