Rama: Raporti i KE referencë e mirë dhe për aktin normativ, opozita ta votojë nesër
“As mua do të më dëgjoni të flas për fitore as qeverinë s’do ta shihni në tribunë të ndonjë mitingu festiv. Ka mbaruar koha e mitingjeve për ti paraprirë daljes së Kryeministrit liberat. Në 23 qershor ka mabruar koha e opozitës që saboton integrimin. Per ne, as propozimi i statusit, as hapja e bisedimeve, nuk janë arsye për të treguar superioritet ndaj opozitës apo për të mos njohur arritjet e mëparshme. Ky proces ka qënë më jetëgjatë se jetëgjatësia e një qeverie të vetme dhe çdokush ka pasur meritat e vetme. Sot, qeveria, ndryshe nga qeveria e mëparshme. Ne sot jemi të inkurajuar nga propozimi i statusit dhe jemi të qartë se zgjedhjet ishin kushti i dhjetorit të shkuar dhe ne e lexuam qartë atë kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit. Risia është se për here të parë raporti flet për mundësi reale të bisedimeve për anëtarësim. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, forcimi i sistemit gjyqësor. Besoj se çfarë shkruhet në raport për këtë mund të jetë një mundësi për opozitën që të votojë aktin normativ” tha Rama.
Rama falendoroi edhe Ambasadorin e BE për përkushtimin e tij në proçesin e integrimit të vendit tonë.“Dua ta falenderoj ambasadorin Sequi për gjithçka që bën, respekti dhe admirimi im për punën dhe përkushtimin e tij është i njohur botërisht, por sot dua ta falenderoj pasi është dita më e shënuar në raportet vjetore të Shqipërisë me BE. Falenderoj edhe komisionerin Fyle ku krahas propozimit për statusin dhe vëmendjen për hapjen e negociatave shohim pasqyrën e qartë të problemeve që e mbajnë Shqipërinë ende larg familjes europiane” u shpreh ai.Kryeministri u tha gazetarëve se shumica është zgjedhur për të udhëhequr, ndaj tha ai, duke iu referuar dialogut me opozitën, “Ne do të dëgjojmë me shumë vëmendje, por ne do të udhëheqim.”“Ne jemi votuar për të udhëhequr, opozita për të kontrolluar udhëheqjen. Gjithpërfshirja nënkupton vullnetin e palëkundur për dialog në rrugën e kërkimit të konsensusit, por gjithpërfshirje nuk do të thotë që qeveria për hir të dakordësisë me opozitën të harrojë që është aty për të udhëhequr. Sot edhe raporti i progresit jep një referencë shumë të qartë për faktin se akti normativ është larg të qënit diçka tjetër përveç se një instrument për të bërë të zbatueshëm ligjin për nëpunësin civil dhe të gjitha ato ndryshime që u miratuan me konsensus. Ne do dëgjojmë me vëmendje vazhdimisht, por ne do të udhëheqim” përfundoi Kryeministri.Nga ana e tij Sequi vuri theksin në gjithpërfshirjen e forcave politike, ndërsa shtoi se procesi i integrimit europian duhet të vazhdojë si një përpjekje kombëtare.
“Raporti është pjesë e raportit të zgjerimit të vitit 2013 që u miratua sot. KE arriti në përfundimin se Shqipëria ka ndërmarrë progres të mirë, duke vazhduar të japë rezultat në përbushjen e prioriteteve. Duke pasur parasysh këtë progres, KE rekomandon që Shqipërisë ti jepet statusi kandidat me mirëkuptimin për vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është një proçes dhe si i tillë ka fuqi transformuese për shtetet që e kalojnë atë sikundër dhe për Shqipërinë. Isha i kënaqur kur dëgjova zotin.Kryeministër të përmendte një fjalë shumë të rëndësishme, gjithëpërfshirjen. I shpreha përgëzimet zotit.Rama si kryeministër, por edhe si kryetar i opozitës së atëhershme, por është e drejtë të njihen edhe angazhimet dhe rezultatet e opozitës së sotme. Është thelbësore që proçesi i integrimit duhet të mbetet një përpjekje kombëtare e gjithë shqiptarëve dhe një projekt gjithëpërfshirës. BE është i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë dhe do vazhdojë ta bëjë atë” tha ai.
Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë të ndërmarrë hapa në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndersa theksoi se dialogu gjithëpërfshirës është elementi kyç për të ecur përpara.“Nga njëra anë kemi një skanim të situatës në vend, nga ana tjetër është dhe një program për të ardhmen ku tregohet rruga sesi do ecet në atë drejtim. Si i tillë është një skanim objektiv i situatës dhe rekomandimi është bazuar në fakte. Procçesi i integrimit europian është proçes që bazohet në përpjekjen kombëtare, përpjekjen e të gjithëve. Aspekt i rëndësishëm është dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm. Ne besojmë se duke i mbajtur sytë drejt këtij dialogu të të dyja palëve për realizimin e këtij objektivi është elementi kyç për të ecur përpara. Unë besoj se të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja do të mund ti gjeni në raportin e progresit, qoftë dhe për adminsitratën” përfundoi Sequi.Sequi i dorëzon progres-raportin Nishanit: Do mbështesim nismat që përshpejtojnë integrimin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot ambasadorin e Komisionit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, i cili i dorëzoi Progres Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2013.

Presidenti Nishani e vlerësoi Progres Raportin një çertifikim të arritjeve të realizuara në sajë të përpjekjeve nga të gjithë institucionet dhe aktorët shoqërorë shqiptarë dhe falë ndihmës dhe mbështetjes së të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, duke veçuar kontributin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe shtoi se ky raport përbën gjithashtu një skanim të çfarë është bërë dhe një orientim për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen.
Presidenti shprehu bindjen se Shqipëria ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe institucionale, dhe vullnetin e palëkundur për të çuar përpara procesin e integrimit, duke u bazuar, së pari, në përgjegjësitë tona dhe vullnetin e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare, si dhe e garantoi ambasadorin Sequi se do të vazhdojë të mbështesë të gjitha institucionet dhe nismat që përshpejtojnë integrimin, duke filluar nga dialogu dhe konsensusi politik, konsolidimi i pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat sjellin gjithashtu cilësi dhe standarte evropiane shërbimi për qytetarët shqiptarë.

Në reagimin e tij, ambasadori Sequi shprehu gatishmërinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve evropiane për mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Statusi, Meta: Moment i ri inkurajues për klasën politike, PD ka kontributet e saj