Berisha feston ditëlindjen e 69-të, të rinjtë demokratë festë-surprizë për ish-liderin e tyre
Një festë ndryshe, jo duke e harruar këtë datë pas angazhimeve të shumta në drejtimin e qeverisë, gjë që e bëri për 8 vjet, por duke u bërë pjesë e atmosferës fetsive të organizuar nga të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat.Ndërsa kanë trokitur në zyrën e tij, si surprizë në 69-vjetorin e lindjes së tij, të rinjë e PD kanë krijuar një atmosferë ndryshe në këtë zyrë. Megjithëse tryeza e tij vijon të jetë e mbushur me dosje dhe me pune, duke qenë aktiv në politikën opozitare, sërish të rinjtë kanë marrë pak nga koha e ish-kryeministrit Berisha për ti bërë një festë. Zyra e ish-Kryeministrit u shndërrua për pak çaste në një ambjent festiv, por pse jo edhe me dhurata simbolike për ish-liderin demokrat.Personi që qëndronte në krye të këtij organizimi ishte mbesa e Doktorit, Dasara Malltezi, e cila ndihmoi grupin e forumit rinor të udhëhequr nga Greta Koçi, për të realizuar me sukses idenë e tyre. Mes urimeve të shumta në këtë ditë të veçantë, zunë vend edhe dhuratat simbolike të të rinjve.Kjo surprizë duket se e gëzoi pa masë ish-kryeministrin Berisha, i cili në shenjë falenderimi i ftoi të rinjtë për të bërë gëzuar në një prej lokaleve më me emër në kryeqytet.“Nje surprize e bukur ne mengjes. U befasova kur zyren e gjeta plot me miq te Forumit Rinor qe me prisnin aty per te me uruar ditelindjen.Kurora e ditelindjes, dhurate nga miqte e mi te Forumit Rinor te PD, qe ishin me te mirët e kesaj dite per mua. Edhe ne shtepi, te paret qe me uruan me nje tufe te bukur lulesh ishin dy gjimnaziste” shkruan Berisha në fb.Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se falenderon Zotin që feston 69-vjetorin e lindjes në shëndet të plotë si dhe familjen që e ka mbështetur në cdo arritje të tij.“Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen. Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më të perzemërt dhe mirënjohjes më të thellë: para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë; për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj; për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e mi, vjaza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike.Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen. Le tu urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. GËZUAR!!”