Vijon “Fundi i marrëzizë ”në 12 qarqe, pezullohen shefat e krimit ekonomik në Tiranë
“Fundi i marrëzizë”, ndjekje penale ndaj 2 drejtuesve te antikrimit ekonomik, dekonspiruan aksionin
Në harkun e 24 orëve nga startimi i operacion blic të policisë së shtetit të koduar “ Fundi i marrëzizë”, Ministria e Brendshme me urdhër të Ministrit Tahiri ka pezulluar nga detyra dy nga shefat kundër krimit ekonomik në Tiranë dhe Korçë nën akuzën e shpërdorimit të detyres dhe rrjedhjes së informacionit.
Dy kryeinspektoret Olsi Muçi, shefi i Krimit Ekonomik Korçë dhe Ervin Dalipaj, shefi i Krimit Ekonomik Tiranë u pezulluan dhe do të shkojne për ndjekje penale të akuzuar për implikim me vetë bizneset e palicencuara të lojrave të fatit.
"Nisur nga konstatimet e bëra për një numër shkeljesh ligore gjatë operacionit, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri, SHKB ka nisur hetimet në të gjithë sektorët e luftës kundër krimit ekonomik, të cilët me mosveprimet e tyre në përmbyshje të të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme u kanë krijuar mundësinë subjekteve të ndryshme të fshehin aktivitetin e tyre të paligjshëm.Në këtë kuadër janë pezulluar dhe po hetohen për shpërdorim detyre dhe rrjedhje informacioni shefat e sektorëve të krimit ekonomik, në tiranë dhe Korçë, E.D. dhe O.M” thekson MB në njoftimin për mediat.
Nderkaq Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministri ka filluar nje hetim te metejshem per ta, per te dale ne perfundim se deri ne cfare pike ishin te perfshire ne biznesin e paligjshem te lojrave te fatit.
"Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është duke hetuar veprimtarinë e deritanishme të strukturave përkatëse të policisë, që kanë favorizuar në mënyrë të hapur lulëzimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në përfundim të këtij hetimi do të përcaktohen edhe përgjegjësitë konkrete për çdo strukturë apo punonjës policie"përfundon njoftimi.Nderkohe qe aksioni i koduar "Fundi i Marrezise" ka vijuar edhe me tej me sekuestrimin e te gjitha makinerive te cilat kane qene te palicencuara.
“Fundi i Marrëzisë” në Vlorë
Në vijmësi të Planit Operacional të koduar “Fundi i Marrëzisë” nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë janë ushtruar kontrolle të hapura edhe në 15 subjekte të tjera të cilat ishin bllokuar gjatës mbrëmjes së djeshme pasi nuk ndodheshin të pranishëm personat përgjegjës për këto aktivitete.
Nga kontrollet e ushtruara, ka filluar procedimi penal ndaj 1 personi pasi nuk dispononte dokumentacionin ligjor si dhe janë sekuestruar pajisjet elektronike që shërbenin për lojra fati.
Më konkretisht ka filluar procedimi penal për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit: R. H., vjec 39, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 1 kompjuter dhe 6 televizorë të cilët shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm. Materiale procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Gjithashtu janë në proces verifikimi dokumentacioni edhe 12 subjekte të tjera. Plani operacion do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Në këto subjekte ka rezultuar që në 1 rast personi përgjegjës nuk dispononte dokumentacionin ligjor