Xhamia, Gjermeni: Do rishikohet projekti. Brenda 100 ditëve rishikim të ligjit për planifikimin e territorit

Eglantina Gjërmeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit deklaroi në Tonight Ilva Tare se qeveria përmes vendimit të KKT ka rikonfirmuar edhe njëherë lejen për ndërtimin e objektit fetar, ndërsa ka anulluar lejen për godinën polifunksionale leja e të cilës sipas Ministres ishte lëshuar në shkelje të hapur me ligjin nga KKRT. Ministrja Gjermeni shprehu angazhimin për tu ulur në bisedime edhe me bashkëpronarët e tjerë të tokës, të cilët kanë deklaruar se do ta çojnë në gjykatë çështjen.Intervista e plotë vijon si më poshtë:Besimtarët myslimanë festuan sot Bajramin në shi, jashtë, pa Xhaminë e madhe që kanë ëndërruar prej vitesh, çështja është në dorën e qeverisë tuaj, çfarë ndodhi me projektin?Vendimi i KKT ka qenë shumë i qartë, është rikonfirmuar ndërtimi i xhamisë, ajo që është pezulluar është ndërtimi i një godine polifunksionale që është në kundërshtim me ligjin. Ajo ishte miratuar në kushte të paligjshme. Nga dokumentet që ne kemi gjetur, fillimisht ishte marrë leja për ndërtimin e xhamisë. KKT ka vënë në vend pjesën ligjore.Ka kosto reale dhe financiare ky vendim?Komuniteti mysliman do ketë një xhami dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë. Ne kemi bërë takimin e parë me komunitetin mysliman dhe i falenderoj për mirëkuptimin. Sa i përket kostos, kjo është përgjegjësi e KKRT së kaluar. KKT është autoriteti më i lartë i rregullimit të territorit, kur ka paligjshmëri në të kaluarën ka autoritetin ti anullojë ato. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe me pronarët e tokës aty për diskutime, pjesa më e madhe e tokës është pronësi e komunitetit mysliman.Thatë që ka vlera historike ajo qëndër, çfarë do të bëni ju, çfarë do lejoni të ndërtohet përveç xhamisë?Tani për tani është dhënë leja për xhaminë, është një proçes që do të shihet në vazhdim sesi mund të zhvillohet.Kë duhet të besojnë qytetarët, cilët socialistë?Unë nuk them se që nga koha që qeveria Rama ka filluar punën po pretendojmë të bëjmë të gjitha gjërat nga e para. Ne duam të zhbëjmë ato gjëra që janë bërë gabim. Lidhur me xhaminë, mendoj që komuniteti mysliman është ai që është më i qartë dhe bashkëpunues. Ne garantojmë besimtarët se do të jemi bashkëpunues për ndërtimin e xhamisë së madhe. Të shtunën ne pamë projektin, në fakt nuk po ndërtohej dhe arkitektët ishin të lodhur nga ky proçes i gjatë. Në negociatat kemi arritur në përfundimin për të riparë projektin.Tjetër shqetësim është se po prishen ndërtime me leje, qëndron kjo?Jo absolutisht. Në asnjë moment, në asnjë vendim, edhe në planin e punës që kemi bërë nuk është vënë në diskutim dhënia e lejeve apo prishja e ndërtimeve me leje. Ajo që ne kemi prioritet është të shikohen ndërtesat informale, në zonat me vlera kulturore, ato bregdetare për të pasur një plan dhe kritere sqecifike për ndërtesat që do prishen.Si keni qenë në gjendje të vlerësoni se jemi në katastrofë pa pasur planin e qartë?Nga të gjitha deklaratat e qytetarëve dhe të dhënat e institucioneve zyrtare.Ne kemi një hartë të plotë të ndërtimeve pa leje. Ne duam ti themi jo këtij rrënimi, të mos lejohen ndërtime të reja pa leje, ato ekzistuese të shikohen me detaje.Kush janë përgjegjësit për këtë?Përgjësia kryesore është e Minsitrisë, politikat që zhvillon, në mënyrë të veçantë mungesa e ligjit ose moszbatimi i tij.Proçesi i decentralizimit nuk është zhvilluar si duhet. Është menduar që dhënia e kompetencave pushtetit vendos pa u dhënë mbështetjen financiare. Pushteti qëndror harton politika, i bashkërendon ato në bashkëpunim dhe me faktorët e tjerë, pushteti vendor e ka të përcaktuar me ligj gamën e kompetencave të saj.Detyra e Ministrisë suaj do jetë të parandalojë zhvillimet e mëparshme?Roli i Ministrisë nuk do jetë ndalimi, Ministria harton politika për zhvillimin e territorit, zhvillimit urban. Kryesore është që hartohen politika për një planifikim sa më të mirë të territorit. Në kushtet që jemi sfida më e madhe është plani i përgjithshëm kombëtar i territorit. I ka munguar Shqipërisë në këto 23 vite, ndërkohë që sipas legjislacionit që ne kemi duhet të ishte bërë deri më tani.Ka një kosto?Patjetër që ka kosto, një pjesë do përballohet nga shteti, pjesa tjetër me donatorë, jemi në bisedime me USAID.Cili do jetë modeli që do të ndërtohet ky plan?Për këtë do merret ekspertiza vendore dhe ajo e huaj. Patëm sygjerime shumë të mira edhe në konferencën “Shipëria e gjeneratës së re”, por ne do përpiqemi të marrim më të mirat nga modelet e ofruara për ti përshtatur me më të mirën e vendit, duke mos e parë si një fotografim statik.Pse ishte e nevojshme task-forca për ndërtimet pa leje dhe pse kërkuat bashkëpunimin e MB?Duhet vëmendje maksimale për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm. Ky kaos jo vetëm po ndot mjedisin dhe dëmton tokën, por është e lidhur dhe me turizmin. Ndërtimet pa leje kanë ozurpuar tokën dhe zonat bregdetare. Task-forca ka në përbërje përfaqësues nga Ministritë, e gjithë veprimtaria e saj do jetë si në evidentimin e ndërtimeve pa leje, vendosjen e kritereve, dhe ndërhyrja për prishjen e tyre. Duke e konsideruar emergjencë, kjo task-forcë do jetë e përkohshme.Sa ndërtime pa leje janë prishur?Jemi në fazën e verifikimit.Thatë se do ta bëni në bashkëpunim me pushtetin vendor?Legjislacioni që kemi prioritet për të rishkuar është ligji për planifikimin e territorit. Duke e përmirësuar këtë ligj zhvillimi i territorit është më i mbrojtur, njësitë e pushtetit vendosur dhe agjecitë e urbanistikës do ta kenë më të lehtë për të kontrolluar territorin. Do ta përmirësojmë ligjin për ta bërë të zbatueshëm. Brenda 100 ditëve ne duam ta rishikojmë, javën tjetër do fillojmë konsultimin me grupet e interesit.Nuk po merren mendimet gjithmonë, si vendimi i qeverisë për të mbrojtur Gjirokastrën, Beratin dhe Krujën?Ishte emergjencë, Gjirokastrën nuk po e mbron dot UNESKO dhe jo më ne. Nuk ka pasur reagime për këto masa sepse janë vërtet emergjente jo vetëm për të ruajtur këto pasuri, por për të krijuar një imazh të ri në kuadër edhe të zhvillimit të turizmit.Agjencia e bregdetit me çfarë do merret?Zhvillimin e bregdetit do ta ketë në fokus, nuk do ketë përplasje kompetencash mes institucioneve. Ne kemi filluar diskutimet me njësitë vendore për një nismë të përbashkët për një plan rajonal për bregdetin për ta miratuar së shpejti në KKT. Duam që modeli i bregdetit të jetë si imazhi që duam për Shqipërinë turistike, duke filluar nga veriu në jug.Mastërplani i pjesës jugore i financuar nga BB, do merret parasysh?Patjetër.Vizioni juaj për turizmin?E shikojmë turizmin jo thjesht një sektor për tu zhvilluar, por një fushë që sjell të ardhura të mëdha ekonomike dhe vende të reja pune.Në planin katërvjecar kemi paraqitur edhe vizionin tonë të turizmit, kemi ide të qarta sesi mund ta bëjmë Shqipërinë një destinacion të preferuar turistik.