Alarmi për arkën bosh, qytetarët nuk blejnë më nga frika e krizës
Debatet për arkën e shtetit bosh mesa duket ka frikësuar edhe qytetarët e thjeshtë të cilët nuk kanë bërë blerje as për festë.Kriza ekonomike nuk i ka lënë shqiptarët që të festojnë me tavolinën plot. Kryetari i shoqatës së tregtarëve Alfred Bozhiqi shprehet se pavarësisht se është festë blerjet kanë qenë të pakta.Sipas tij qytetarët nuk kanë besim dhe kursejnë më tepër nga sa nevojitet. Bozhiqi i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë politika për të rritur besimin e konsumatorëve.Tregtarët po ashtu shprehen se në krahasim me vite më parë tashmë blerjet në ditë feste nuk ndryshojnë nga ditët normale.Rënia e konsumit është një ndër problemet më të prekshme të krizës ekonomike në vendin tonë.Duke mos u ndjerë të sigurtë për të ardhmen qytetarët shpenzojnë më pak duke sjellë dëme edhe për bizneset.