Operacioni, pezullohen shefat e anti-krimit ekonomik në Tiranë e Korçë

Policia e shtetit vijon edhe sot operacionin e koduar "Fund marrësizë" për sekuestrimin e lojrave të aftit dhe kazinove të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të paligjshme.Ndërkohë mësohet se janë pezulluar shefat e antikrimit ekonomik në Tiranë dhe Korçë pasi akuzohen se kanë dekonspiruar operacionin.Hetimi u bë nga Shërbimi i Brendshëm (SHKB) i cili konstatoi se këta të fundit pak para nisjes së operacionit kanë njoftuar pronarët e kazinove se do t`u bllokohej biznesi.Ndërkohë policia ka bllokuar sot një pikë bastesh dhe një kazino pranë shkollës "Partizani" në kryeqytet ndërsa operacioni u shoqërua me debate mes pronarëve dhe inspektorëve të policisë.Operacioni nisi dje pasdite në orën 17:00, bazuar në një plan masash të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe do të vazhdojë për 10 ditë në të gjithë vendin.Ndërkohë deri në këto momente janë proceduar penalisht 17 subjekte dhe 17 persona si dhe janë sekuestruar 90 pajisje lojëra fati.Tahiri takon Drejtorin e përgjithshëm të policisëNdërkohë, ministri i brendshëm Saimir Tahiri është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Artan Didi.