Replikat në ditën e Kurban Bajramit, Rama “vulos” xhaminë, por pa pallat pranë

Festa e Kurban Bajramit, mungesa e xhamisë, besimtarët falen në  shi

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Edhe në Tiranë mijëra besimtarë myslimanë, ashtu si çdo vit, nisën kremtimet që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Kurban Bajramit nën shi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" .

BajramiNë faljen e namazit ishte kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Selim Muçai cili përcolli urimin e rastit. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit te Zoti dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.Krerët më të lartë të shtetit kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman ku kanë përcjellë edhe urimet me rastin e Kurban Bajramit.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka garantuar besimtarët myslimanë për ndërtimin e xhamisë por theksoi se me ndryshimin e  bërë do të ketë vetëm xhami e jo pallate dhe nuk do të humbasë i gjithë parku."Kënaqësi që për herë të parë si kryeministër urova gëzuar këtë ditë kaq të shënuar mikut tim Selim Muça dhe përfaqësuesve të lartë të Komunitetit Mysliman, folëm për xhaminë e re dhe i sigurova dhe njëherë që nga një pallat me xhami do kemi një xhami pa pallat dhe familjarisht do të jemi dhe ne në radhën e donatorëve modestë të këtij tempulli, ku jam i bindur që së bashku do të ngremë një tjetër pikë referimi të munguar për besimtarët myslimanë. Pikë referimi që investimin do të kthejmë në një vlerë të shtuar arkitektonike dhe urbanistike në një zonë ku do të shtohet një xhami, por me ndryshimin e bërë nuk do të humbasë i gjithë parku” u shpreh Rama.Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi më shumë solodaritet dhe bashkim mes shqiptarëve."Uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar kurban Bajramin. Më shumë solidarit me njëri tjetrin dhe sidomos me atë që jetojnë në kushte të vështira, më shumë përfshirje dhe më shumë bashkim” tha Meta. Xhamia, Basha: Bashkia e kaloi me sukses provënKreu i opozitës dhe njëherësh edhe kreu i bashkisë Lulzim Basha pasi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit theksoi se aktet e mira e bëjnë një shoqëri më të mirë."Çdo besimtari myslimanë në shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë dua t`u uroj gëzuar Kurban Bajramin. Kjo ditë sjelltë sa më shumë gëzim, hare, shëndet dhe harmoni, për secilin prej jush, dhe për çdo shqiptar. Kjo është një ditë ku kremtohet dashuria për zotin dhe njëri-tjetrin, si një forcë më e madhe se dashuria për vetveten. Si kjo ditë duhet të kujtojmë, se janë aktet e mira jo me qëllim pëfitimi personal por për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë vendin. Dua të falenderoj me këtë rast të gjithë besimtarët, imamët dhe klerin që bënë të mundur kremtimin e kësaj feste edhe në kushte jo të mira moti " ka theksuar Basha.I pyetur në lidhje me ndërtimin e xhamisë , Basha u shpreh se tashmë çështja është mes komunitetit mysliman dhe qeverisë."Xhamia ishte një sprovë e madhe që bashkia pas dekadash harrese e kaloi me sukses. Siç e dini pas kësaj ka pasur një vendim që i ka pezulluar punimet dhe tashmë çëshja është mes komunitetit mysliman dhe qeverisë dhe uroj me gjithë zemër që projekti të ecë përpara” tha Basha.Berisha: Gëzuar ditën e madhe të sakrificësPërmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.“Gëzuar Bajramin, ditën e madhe të sakrificës së njeriut për zotin, për të mirën! Uroj që Zoti të pranojë e të shndërrojë sakrificën tonë në mirësi, shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre!” shkruan Berisha.Festa e Kurban BajramitSipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar therret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit.Familja që e therr mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra. Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla, të cilat duhet t'u serviren edhe miqve. Ndërkohë, të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.