Venizelos informon presidentin Papulias për vizitën në Shqipëri
Zëvendës kryeministri i qeverisë greke dhe njëherësh ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos, ka informuar presidentin, Karolos Papulias, mbi vizitën e zhvilluar në Shqipëri. Informimi lidhej edhe me vizitën që do të zhvillojë presidenti grek Papulias, muajin e ardhshëm, në Shqipëri.Pas takimit, Venizelos ka theksuar para gazetarëve, rëndësinë që Athina u kushton marrëdhënieve me vendin fqinj."Ka shumë rëndësi të përmirësohen marrëdhëniet me Shqipërinë, të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë, por njëkohësisht të krijojmë një marrëdhënie esenciale të fqinjësisë së mirë. Dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me kufijtë tokësoirë, por edhe ata detarë. Ka të bëjë me marrëveshjen për kufijtë detarë, ka të bëjë më tej, me zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët e të dy vendeve, pasi marrëdhëniet tona janë shumë të ngushta dhe dy ekonomitë tona janë të ndërlidhura" tha ai.Venizelos përfundoi duke thënë se deklaratat e tij të hënën, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, pasqyrojnë tezat e politikës së jashtme greke."Këto teza i konfirmuam me presidentin e republikës dhe ky do të jetë kuadri i vizitës së tij në Shqipëri", në 4-05 nëntor, tha ministri i jashtëm grek.Gjatë vizitës në Shqipëri, Venizelos i është kërkuar heqja e ligjit të luftës me Shqipërinë, diskutimi i çështjes çame si dhe përcaktimi i kufirit detar mes dy vendeve.