Jeroen Dijsselbloem: Impresionues, progresi i Greqisë, por duhen ende shumë
Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, deklaroi se Greqia ka arritur progres impresionues dhe po bën përpjekje kolosale për të arritur suficit primar. Ndërkaq, shtoi se ka ende shumë që duhet të bëhen, si reforma e administratës publike, përshpejtimi i privatizimeve, çlirimi i disa profesioneve dhe vazhdimi i përpjekjeve për luftimin e evazionit fiskal.Sa i përket vakuumit financiar, Dijssebloem tha se do të diskutohet në takimin e dhjetorit, duke nënvizuar angazhimin e Eurogrupit “për të ofruar mbështetjen e duhur ndaj Greqisë, me kushtin që vendi përmbush gjithë kërkesat e programit”.Si Dijssebloemn, ashtu edhe komisioneri për çështjet financiare, Olli Rehn, deklaruan se pritet që vlerësimi i Trojkës të ketë përfunduar deri në nëntor, kështu që Eurogrupi të mundë të avancojë në zgjidhjen e problemit të vakuumit financiar.