Rompuy: Mali i Zi, i gatshëm për bisedime të reja për anëtarësim në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se Mali i Zi është i gatshëm për t’i filluar negociatat për çështje të reja në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Duke folur sot në Bruksel, pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, zoti Rompuy tha se negociatat do të zgjerohen edhe me çështjet e ndërlidhura me drejtësi, liri të mediave dhe siguri.Ai gjithashtu ka mirëpritur reformat aktuale kushtetuese, që e kanë forcuar pavarësinë e sistemit gjyqësor në Mal të Zi.Rompuy tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të ndihmojë edhe më tepër në këtë proçes, por ka theksuar se Podgorica duhet të përmirësojë transparencën dhe efikasitetin e administratës publike.Mali i Zi zyrtarisht është bërë kandidat për pranim në BE, në dhjetor të vitit 2010. Në vitin 2012, Podgorica ka hapur 35 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim.