Zgjedhjet e 3 nëntorit, Cliff apelon për pjesëmarrje masive

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Duke folur në Mitrovicë, Cliff ka thënë se zgjedhjet do të tregojnë se cila është e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.Ambasadori i Britanisë në Kosovë theksoi se zgjedhjet janë posaçërisht të rëndësishme për veriun e Kosovës, ku për herë të parë do të zgjidhen kryetarët dhe këshillat komunalë, të cilët do të njihen si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar.