Kacin: Liderët serb të mos përfshihen në fushatë në Kosovë
Kacin: Liderët e Serbisë të mos përfshihen në fushatë në KosovëRaportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se konferenca ndërqeveritare mes Bashkimi Evropian dhe Serbisë, mund të mbahet në muajin dhjetor, nëse Beogradi i përkushtohet zbatimit të marrëveshjes me Prishtinën, e veçanërisht për zgjedhjet lokale në Kosovë.Kacin, në intervistën për gazetën Dnevnik në Novi Sad, ka theksuar se liderët e Serbisë do të duhej të angazhoheshin në daljen sa më të madhe të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 nëntor, e jo të përfshihen në fushatën parazgjedhore të listave të ndryshme.“U takon zgjedhësve që të vendosin se cilën listë do ta mbështesin”, tha Kacin, dhe shtoi se konsideron se “nuk është në frymën e marrëveshjes së Brukselit që shteti i Serbisë të mbështesë një listë, pasi kjo duket si vazhdim i përkrahjes për të ashtuquajturat struktura paralele, por tashmë në formë tjetër”.Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor, për të parën herë pritet të zhvillohen edhe në pjesën veriore të Kosovës.