Daçiç: Të shtunën duhet të jem në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2013, 21:17
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se të shtunën, më 19 tetor, do ti duhet të vizitojë Kosovën, mirëpo kjo ende nuk është e sigurt.“Nuk e di ende, do të duhej të shtunën”, u ka thënë Daçiç gazetarëve në Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes se kur ka në plan të vizitojë Kosovën.Javë me parë, Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që t’u ndalonte hyrjen në Kosovë, zyrtarëve të Serbisë, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, mirëpo disa ditë më vonë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të tij me homologun serb, Ivica Daçiç, ndryshoi vendimin duke pohuar se ata do të mund të vizitojnë Kosovën, por jo edhe të bëhen pjesë e fushatës.