Mario Draghi: Greqia ka shënuar “progres të rëndësishëm”
“Greqia ka shënuar progres të rëndësishëm si nga ana fiskale, ashtu edhe për uljen e deficitit”.Kështu është shprehur presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, gjatë një konference për shtyp në Uashington, në kuadër të takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore.I pyetur në lidhje me një falimentim të Greqisë, Draghi theksoi se programi aktual është brenda synimeve dhe financimi i Greqisë po vazhdon normalisht.“Nuk kemi asnjë arsye të besojmë se skenari i falimentimit do të mund të realizohet” është shprehur Draghi.Në vazhdim presidenti i BQE tha se programi i FMN (për Greqinë) do të vazhdojë deri në vitin 2016, ndërsa programi i BE do të duhet të diskutohet së shpejti.Greqia do të shënojë një rritje ekonomike me 0,6% pas një recesioni 4,2% parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij vjetor për ekonominë botërore.FMN parashikon rimëkëmbje graduale të ekonomisë, me ritmin e zhvillimit të arrijë në 2,2% në tremujorin e katërt të 2014-s, kundrejt rënies prej 2,6% në të njëjtin tremujor të 2013-s. Ndërkohë ministri grek i financave , Janis Sturnaras ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja shtrënguese.