Ekzekutohen dy persona me kallashnikov në mes të Pejës
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Pejës në orët e mbrëmjes së të shtunës. Për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona nga të shtënat me kallashnikov afërsi Shtëpisë së Kulturës në Pejë.Dy viktimat kanë qënë të ulur në një lokal kur janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.Për pasojë nga breshëria e plumbave ka humbur jetën Xhevdet Kelmendi, Rexhep Isuf Kelmendi nga Peja, anëtar i familjes Kelmendi që ka qenë shënjestër i disa sulmeve në këto 14 vjet të pasluftës.Ndërkohë policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për autorëve të krimit të rëndë.Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës Xhevat Ibra, policia pak çaste pas vrasjes, tashmë ka gjetur një makinë të djegur në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund të jetë makina që është përdorur gjatë sulmit.