KQZ akrediton 7029 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2013, 10:22
7029 vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë. Vëzhguesit e akredituar të premten nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përfaqësojnë katër parti politike, dy organizata ndërkombëtare dhe një ambasadë.Anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme praninë e vëzhguesve në zgjedhje, që mbahen në 38 komuna në Kosovë.Zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë, për të parën herë, pritet të zhvillohen edhe në pjesën veriore të Kosovës.