Zv.kryeministri serb Aleksandër Vuçiç viziton Kosovën

Zëvendës kryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të vizitojë Kosovën, për t’i nxitur serbët të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Këtë e ka bërë të ditur ministri pa portofol përgjegjës për Kosovën, Aleksandar Vulin.“Askush nuk është i verbër të mos dijë se kjo është e vetmja mënyrë që të ruajmë lidhjen me shtetin tonë, me Beogradin, qeverinë e Serbisë, interesin shtetëror në territorin e Kosovës, të formojmë Bashkësinë e Komunave Serbe dhe në atë mënyrë të ruajmë jetët e serbëve”, i ka thënë Vulin.Sipas tij, Aleksandër Vuçiç është arkitekt i kësaj bashkësie të komunave serbe.