Vulin merr pjesë në një tubim në Kllokot

Ministrat e Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin dhe Dragan Gllomoçiç kanë paralajmëruar që sot do të qëndrojnë në komunën e Kllokotit, ku do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit të nxjerrjes së patates.Mirëpo, edhe pse kryeministri Thaçi, deklaroi, ditë më parë, se zyrtarët serbë nuk do të lejohen të jenë pjesë e fushatës parazgjedhore, Vulin do të marrë pjesë edhe në një tubim të serbëve të Kllokotit.Vulin, ministër pa portofol i ngarkuar për Kosovë, fillimisht do të marrë pjesë në hapjen e një muzeu në Hoçë të madhe, të komunës së Rahovecit, shkruajnë mediat serbe.Pas kësaj në Kllokot, Vulin dhe Ministri i Bujqësisë Gllomoçiç, do të bëjnë hapjen e sezonit të nxjerrjes së patates.Më pas Vulin do të marrë pjesë edhe në një tubim të serbëve në qendër të Kllokotit.