Pranimi i Kosovës, kusht për Serbinë
Dëshmia që ekziston dokumenti joformal gjermano-britanik i cili parasheh që Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhin marrëdhëniet ndërmjet vete, është pohuar nga ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, i cili ka porositur që kjo duhet të ndodhë në fund të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian.Ky dokument, sipas Dusan Janicit, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, është një kuadër dialogu për normalizim të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës dhe si dokument sqarues zyrtar që ka arritur në Qeverinë e Serbisë.“Nuk është e qartë se pse Qeveria e ka futur në statusin e ‘sekretit shtetëror’ dhe pa përgatitur ka pritur dialogun. Si duket nuk kanë kuptuar pasojat e asaj se çfarë kanë bërë në bisedime në Bruksel në prill dhe atë që do të pasojë në nëntor, e ajo është që dyert për pranim u janë të hapura edhe vendeve të BE-së që deri më tani nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Janjic.Ai ka shtuar që Kosovën do ta pranojnë edhe Sllovakia, Greqia, Rumania ndërsa me ketë çështje ende tregton Spanja. Sipas tij, kështu mbetet vetëm Qipro, e cila nuk do ta bllokojë politikën e BE-së rreth këtij problemi.Gjithnjë, sipas tij, Brukseli nuk do të ketë me qëndrim neutral ndaj statusit, për të cilën Qeveria e Serbisë, kur ka filluar dialogun nuk ka llogaritur përderisa ka qenë dashur ta dinte këtë.Beogradit i është ofruar kuadri i bisedimeve, ndërsa kjo çfarë ka thënë ambasadori gjerman, praktikisht është amendament i Gjermanisë dhe Britanisë, të cilave i është bashkangjitur edhe Holanda për një kuadër të këtillë të bisedimeve, ka thënë Janjic.