Thikë në krahëror 19-vjeçarit, plagosja pas një sherri në një lokal

Një person është plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotmen në ambjentet e një lokali në Sukth, ku një i ri është qëlluar me thikë pas një sherri të çastit.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 19-vjeçari Ardit Çizmja ka marrë plagë në kraharor, ndërsa është trasnportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilët kanë bërë të mundur dhe identifikimin e autorit të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.