PD i përgjigjet ‘presionit’ të qeverisë: Dilaog pas tërheqjes së aktit normativ
Partia Demokratike nuk bën pas edhe pas presionit të numra nga mozhoranca për votim të aktit normativ për ligjin e statusit të nëpunësit civil të enjten. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, apeloi kryeministrin Rama të tërheqë aktin normativ për të mundësuar dialogun.“Ashtu siç përcakton nenin 101 i Kushtetutës akti normativ nuk mund të ndryshohet nga Kuvendi, ai ose miratohet siç ka ardhur ose rrëzohet. Ndaj ndryshe nga rasti i një projektligji që mund të ndreqet përmes proçesit parlamentar, kjo është e pamundur me aktin normativ. Është mazhoranca pra që ka vënë kushte dhe jo opozita. Shtyrja 6 muaj e hyrjes së ligjit në fuqi është kushti që Rama i ka vënë opozitës dy javë para se të çonte ftesën për dialog. Opozita nga ana e saj nuk ka vënë asnjë kusht, por i kërkon zotit Rama të heqë kushtin e tij, pra të tërheqë aktin normativ për të mundësuar dialogun” tha ajo.Vorpsi nënvizoi se opozita i ka gati opsionet e zgjidhjes së krizës dhe është e gatshme ti ofrojë ato, por sipas saj sa kohë akti normativ është ekzistent nuk kanë vlerë ligjore.“Opozita i ka opsionet e zgjidhjes së kësaj krize dhe është e gatshme ti ofrojë që nesër në një tryezë parlamentare, por kjo ligjërisht është e pamundur dhe e pavlerë sakohë që akti normativ ndodhet në fuqi. Konsensusi nuk është çështje numrash, por vullneti dhe vlerash të bashkëndashme” theksoi zëdhënsja e PD.Në përgjigje të deklaratës së Ministres Harito se mazhoranca i ka numrat në Kuvend për ta kaluar seancën e së enjtes shtyrjen me 6 muaj të ligjit, Vorpsi tha se nëse qeveria po tenton të fabrikojë me marifete ekstra zgjedhore një shumicë të cilësuar enkas për këtë rast ky do të jetë një atentat i dyfishtë kundër konsensusit.“Shqiptarët nuk i dhanë një shumicë të cilësuar kësaj qeverie. Nëse qeveria po tenton të fabrikojë me marifete ekstra zgjedhore një shumicë të cilësuar enkas për këtë rast ky do të jetë një atentat i dyfishtë kundër konsensusit me pasoja edhe akoma më të rënda për vendin. Nga qorrsokaku nuk dilet me verbëri dhe arrogancë, por me mendje të hapur dhe arsye”përfundoi ajo.