Gjykata Administrative nis punën më 4 nëntor
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot fillimin e funksionimit të gjykatave administrative, sipas të cilit Gjykata Administrative do të nisë funksionimin e saj prej datës 4 nëntor 2013.“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 70, pika 5, të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,D e k r e t o j,Neni 1, Funksionimi i gjykatave administrative fillon më datë 4 nëntor 2013. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në dekretin e Presidentit.Ligji arriti te kaloje me konsensus ne Kuvendin e Shqiperise, pas një marrëveshje të lidhur mes opozitës së asaj kohe dhe pozitës.Ndërkohë nga 1 prilli 2014, Komitetit të Shërbimit Civil kthehet në institucion mbikëqyrës dhe jo vendimmarrës për ankesat që vijnë nga ana e atyre nëpunësve që preken nga lëvizjet në administratë.Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, numri i nëpunësve civile shkon në rreth 35 mijë vetë, pasi shtohet administrata e Komunave dhe punonjësit e policisë. Gjykata Administrative e lehtëson punën për ankimimet.