“Nëpunësi”, Berisha ironizon në fb: Ftesa Rama-Meta ka ultimatumin mbrapa!
Dardhë më bisht. Të tillë e ka konsideruar ftesën Rama-Meta ndaj opozitës për të diskutuar për ligjin e nëpunësit civil, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Sipas Berishës me ultimatumin e sotëm mazhoranca tregoi se në të vërtetë nuk e do dialogun.“Pergjigjes pozitive te opozites per fillimin e dialogut, natyrisht pas terheqjes se aktit normativ, mazhoranca iu pergjigj me ultimatum. Pra ftesat e tyre jane si dardhat me bisht dhe bishtin e nxorren sot. Ai ishte ultimatumi, afati tre ditor per te rene dakord ose ligji do votohet diten e enjte. Keta nuk duan dialogun ndaj dhe i ofrojne opozites ftesa me bisht, me ultimatum. Ky eshte nje gabim historic” shkruan Berisha.Me asgjesimin e konsensusit, thekson më tej Kryeministri, mazhoranca e majtë faktoi se me date 30 maj e ka votuar kete ligj vetem per te mashtruar shqiptaret per qellime elektorale.“Bashkekryetaret e mazhorances, pasi asgjesuan me aktin e tyre normativ, per here te pare ne historine e pluralizmit, konsensusin, u vune keto dite ne gare ftesash per opoziten per te zgjidhur me dialog shkaterrimin e njeanshem te konsensusit per Ligjin e Nepunesit Civil. Me asgjesimin e konsensusit ata faktuan se me date 30 maj e kane votuar kete ligj vetem per te mashtruar shqiptaret per qellime elektorale. Kesaj i thone ftese te mblidhemi dhe me dialog te perligjim zhberjen e njanshme te konsensusit dhe te bejme ate qe zhbeme, pra te bejme vegun e Penelopes. Madje na duhet dialogu jo vetem per te perligjur ekzekutimin e konsensusit por per te perligjur menyren antikushtetuese te permbysjes se ligjit organik me akt normativ paçka se Kushtetuta ndalon qeverine te nxjerre akte normative per ligje organike” nënvizon ish-Kryeministri.Më herët Ministrja e Inovacionit Milena Harito ka ripërsëritur ftesën për dialog pa kushte me opozitën për ligjin për nëpunësin civil, në të kundërt tha ajo, mazhoranca do të vërë në lëvizje shumicën e cilësuar, votat e të cilës i ka në Kuvend.“Nëse opozita mendon që ligji është i zbatueshëm të na thotë në tryezë argumentet e veta. Të vijë e të dëgjojë argumentet tona, ky është dialogu, por nëse opozita mendon se është aty vetëm për të thënë jo, ne themi që kemi shumicën konsensusale dhe do e vëmë në lëvizje, deri të enjten ka kohë, le të dialogojmë pa kushte, ne nuk vëmë kushte edhe opozita të mos vërë kushte. Pa dialog asgjë s`ka për të ndryshuar. Jam këtu për të rikonfirmuar vullnetin e qeverisë dhe të kryeministrit për të mbajtur një tryezë me opozitën përpara së enjtes në të kundërt do të na duhet ta votojmë aktin normativ me 84 vota siç e parashikon Kushtetuta” tha Harito.