Shpërthimi, ARMO merr përsipër kujdesin mjekësor ndaj të plagosurit në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2013, 16:53
Kompania ARMO reagon për shpërthimin e ndodhur në rafinerinë e naftës në Fier. Në një komunikatë për mediat kompania siguron se shpërthimi nuk ka impakt në mjedis, ndërsa thekson se do të hetojë deri në fund për gjetjen e shkaqeve të shpërthimit.Në vijim ARMO garanton mbulimin e shpenzimeve për kujdes mjekësor ndaj të plagosurit që është në gjendje më të rëndë.Paraditen e së hënës tre persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një depozite naftë në rafinerinë e Fierit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve teknike në punë.