Del Bosque: Kemi edhe dy finale
Federata Spanjolle e Futbollit mendohet se do t'i ofrojë një tjetër kontratë komisarit teknik të "Furive të kuqe", Vinsente Del Boske. Nëse Spanja do të arrijë të kualifikohet në Kupën e Botës, atëherë Del Boske do të ketë përpara kontratën e re që do të mbyllet pas Europianit të 2016-ës që do të mbahet në Francë.Sekretari i Përgjithshëm i kësaj federate, Horge Perez, ka thënë se "Del Boske është pjesë e trashëgimisë së futbollit spanjoll. Ai do të jetë me ne sa vite të dëshirojë". Ndërsa vet tekniuku u shpreh se dy ndeshjet në vazhdim janë si finale."Jemi në një situatë ideale për t'u kualifikuar. Duhet thjesht të përfundojmë atë që kemi bërë deri tani. Për ne janë njësoj si dy finale. Kemi dy finale përpara dhe nuk duhet të shpërqëndrohemi për asnjë arsye, as trajneri, as lojtarët dhe as ato rrymat optimiste që dëgjohen nga të gjitha anët, sepse futbolli është shumë tradhtar dhe duhet të jemi të përgatitur për gjithçka".Më pas del Boske nuk harroj të flas për Diego Kostën. "Do ja lëmë kohës. Kur folëm me të na eci biseda. Është një djalë i mirë, fisnik dhe i përmbush të gjitha kërkesat për të qenë futbollist i përfaqësueses sonë."Në mëngjes disa nga lojtarët e "La Furia Roja" iu nënshtruan kontrolleve të befasishme të agjencisë së antidopingut dhe trajneri veteran sërish u tregua lakonik.60-vjeçari është në krye të Spanjës prej 80 takimesh. Del Boske është kthyer në teknikun me jetëgjatë në historinë e "la rojas" pasi kaloi Ladislao Kubalan dhe Migel Munjozin që e drejtuan Spanjën respektivisht në 68 dhe 63 takime.