FIFA: Mbi gjashtë milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2013, 09:53
FIFA ka deklaruar se deri tani ka pranuar më shumë se gjashtë milionë kërkesa për bileta, për Kupën e Botës, Brazili 2014.Shifra është dyfish më e lartë se numri i biletave në dispozicion, prandaj ata që do të kenë fatin ta ndjekin garën nga afër, do të përzgjidhen me anë të një shorti.Ndërsa më shumë se 70 % të kërkesave për bileta kanë ardhur nga vetë brazilianët, FIFA bën të ditur se aplikime ka pasur nga gjithsej 203 vende të ndryshme të botës.Kjo është vetëm faza e parë e shitjes së biletave. Faza e dytë nis më 5 nëntor.