Meta,Venizelos: Përpjekje bilaterale për të rritur bashkëpunimin rajonal

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta, priti sot në Kuvend Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Evangelos Venizelos.Z. Venizelos e uroi z. Meta për marrjen e detyrës së re të Kryetarit të Kuvendit dhe shprehu mbështetjen e Greqisë për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.Kryetari i Kuvendit, shprehu kënaqësinë për vizitën e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Venizelos në Tiranë dhe shprehu besimin se Greqia do të japë një kontribut të veçantë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në 2014, veçanërisht në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.Z. Meta dhe z. Venizelos ndanë bindjen e përbashkët se Shqipëria dhe Greqia duhet të intensifikojnë përpjekjet bilaterale për të rritur bashkëpunimin rajonal, si mënyra më e mirë për të siguruar një rajon të stabilizuar që ofron mundësi prosperiteti për qytetarët e të gjithë vendeve fqinje.Meta shprehu gjithashtu vullnetin e plotë për të zgjeruar shkëmbimet ndër-parlamentare si një kontribut në zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke nënvizuar se prioriteti i Shqipërisë mbetet integrimi evropian i saj dhe i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.