PD: Do mbrojmë në Kushtetuese pronat e ligjshme të shqiptarëve
Partia Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbrojtjen e pronave të ligjshme të shqiptarëve dhe shpalljen si të paligjshëm të vendimit të qeverisë që autorizon Inspektoriatin e Ndërtimit dhe policinë e shtetit të prishë edhe ndërtimet me leje, ai e cilëson këtë vendim si antiligjor dhe antikushtetues.Në një konferencë për shtyp, ish-ministri I drejtësisë Eduard Halimi kërkoi nga qytetarët të mos pranojnë që t`u prishet prona e tyre të cilën e kanë ndërtuar me djersë.“Mos lejoni që pronat tuaja të preken nga gangasterët e pushtetit, që kërkojnë tju marrin djersën dhe gjakun tuaj, mundin tuaj dhe femijëve tuaj, në mënyrë arbitrare me justifikimin se ata janë mbi ligjin. Mos lejoni t’ju prekin të drejtat tuaja që mbrohen nga Kushtetuta e vendit. Njoftoni në kohën më të shkurtër deputetin tuaj të opozitës për të kërkuar ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja të ligjshme” u shpreh Halimi.