Meta premtim Totozanit: Kuvendi, bashkëpunim për hartimin e zbatimin e ligjeve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë  pjesë në Seminarin “Përmirësimi i standardeve të të Drejtave të Njeriut dhe Bashkëpunimi me Shoqërinë Civile”.Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se nuk mund të arrihet një mirëqeverisje në vend pa forcimin e institucionit që përfaqëson qytetarët dhe mbron të drejtat e tyre. Rekomandimet e këtij institucioni meritojnë vëmendje të veçantë, nga politika, institucionet dhe shoqëria civile”.Më tej, Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen me Avokatin e Popullit, si dhe me aktorë  të  tjerë të administratës dhe të shoqërisë civile për të siguruar që rekomandimet e Ombusmanit të jenë prezent  jo vetëm në hartimin e legjislacionit, por mbi të gjitha në implementimin e tij.Ndërsa  Avokati i Popullit Igli Totozani theksoi  se mbrojtja dhe promovimi i  të drejtave të njeriut përbën elementin kryesor për mirë funksionimin e demokracisë dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik.“Familja Europiane, ku dëshirojmë të rikthehemi  pas një kohë  të gjatë mungese e ku aspirojmë të jemi të barabartë mes të barabartëve, kërkon  ndërgjegjësim  të madh të shoqërisë,promovimin e një barazie, tolerancë dhe gjithpërfshirje të madhe se ai me të cilin është mësuar shoqëria tradicionale shqiptare”  nënvizoi Totozani.