Presidenti i Gjykatës së Venetos i propozon Naços hapjen e Dhomës së Arbitrazhit në MD
Ministri i Drejtësisë priti sot në një takim përfaqësues të Gjykatës së Venetos në Venecia të Italisë, me në krye presidentin e kësaj gjykate, z. Bruno Amoroso, njëkohësisht edhe këshilltar i shtetit në Itali.Takimi kishte në fokus krijimin e një bashkëpunimi në terma konkretë, për të forcuar frymën e ligjit dhe për të sjellë në Shqipëri eksperiencat më të mira të vendeve fqinje.“Ne jemi këtu, sepse duam t’ju propozojmë hapjen e Dhomës së Arbitrazhit edhe në Shqipëri. Kjo është një eksperiencë e njohur dhe për më tepër, e lejuar për tu hapur në vendet e Ballkanit. Kemi menduar që të ketë një dhomë të tillë edhe në Tiranë, e cila do të vendoset në institucionin tuaj dhe me bashkëpunimin reciprok, atë tëburimeve të brendshme dhe të përfaqësuesve të vendeve të tjera.Mësova me gëzim lajmin se së shpejti do të hapen Gjykatat Administrative në shkallën e parë të gjyqësorit, për këtë arsye kemi menduar qëDhoma e Arbitrazhit të japë kontribut me punën e vet paralele.”- u shpreh Kryegjykatësi i Venetos.Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë e mirëpriti propozimin dhe konfirmoi se sapo të ketë projektin në dorë, do të shihen mundësitë e shndërrimit nga ide në një nismë konkrete.“Ne kemi miratuar fillimin e punës së Gjykatave Administrative në 4 nëntor dhe pritet të dalë dekreti i Presidentit Nishani. Gjithashtu, çdo reformë që po ndërmerret në drejtësi ka si synim përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE.”- u shpreh Ministri Naço.Amoroso shtoi se Dhoma e Arbitrazhit do ta ndihmonte drejtësinë shqiptare në nivel konsulence, me qëllim që t’i shërbejë interesit të gjerë publik.Kjo eksperiencë nuk ka ngjashmëri me dhomat e tregtisë, pasi është me fokus tek çështjet e drejtësisë dhe gjithashtu, ka një kombinim tëçështjeve me interes publik dhe atyre me interes individual.Kjo dhomë arbitrazhi do të jetë shqiptare dhe jo shqiptaro- italiane, ndërkohë që Amoroso propozoi që ajo të hapet dhe funksionojë para antarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithsesi,puna e saj nuk kushtëzohet nga statusi anëtar, prandaj do të vazhdojë punën edhe më tej.