Ministri Naço prezanton Zëvendës Ministrin e Drejtësisë, Arben Isaraj

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, prezantoi zyrtarisht para stafit të kësaj ministrie Zv/Ministrin Arben Isaraj,në javën e tij të parë të punës. Ministri Naço theksoi arritjet profesionale të Zëvendës Ministrit të ri, ku spikat kontributi në fushën e drejtësisë si pedagog prej disa vitesh në Universitetin e Tiranës, pjesëmarrja në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë,gjithashtu edhe puna si deputet dhe anëtar i Partisë Socialiste.Nga ana e tij, Zëvendës Ministri Isaraj, u shpreh i kënaqur që do të punonte me një staf që e ka njohur edhe më parë, për shkak të punës prej vitesh në fushën juridike. Ai tha se zbatimi i ligjit është pika më e rëndësishme në punën e tij dhe atë të vetë kësaj ministrie.“Ne kemi ligje shumë të mira, por ka probleme në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian këmbëngul shumë në këtë pikë, pra zbatimin e ligjeve dhe ne këtë duhet të bëjmë.”- u shpreh Zv/Ministri Isaraj.Curriculum Vitae- Arben IsarajDatëlindja: 21.4.1966Vendlindja: VlorëGjendja Civile: i martuar, dy fëmijëEdukimi:1984- 1988: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i DrejtësisëSpecializime:1990-1991: Specializim në Universitetin e Athinës mbi mendimin politiko- juridik në botën antike.1992-1993: Specializim në Universitetin e Londrës në fushën e teorisë së politikës.1993: Specializim mbi njohjen e organizatave ndërkombëtare në Bruksel, pranë NATO-s.1994: Specializim në Trento (Itali), mbi mendimin modern mbi të drejtën.1999: Specializim pranë Universitetit Monteskje (Bordeaux IV), Francë, për historinë e së drejtës publike dhe mendimin politik.Veprimtaria profesionale:1988-2000: Pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, në lëndët Doktrina politiko-juridike dhe Filozofi e së Drejtës, Universiteti i Tiranës.1994-1995: Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.1998-1999: Këshilltar juridik i Kryeministrit.1999-2000: Inspektor i Përgjithshëm i SHISH-it.1999-2000: Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.2001-2002: Këshilltar juridik i ministrit të Mbrojtjes.2002-2004: Këshilltar juridik i Kryeministrit.2004-2005: Zëvendësministër i Rendit Publik.Veprimtaria politike:Nga viti 2000 e nëvazhdim: Anëtar i PSSH-së2005 e nëvazhdim: Anëtar i Asamblesë kombëtare të PSSH-së.2007 e në vazhdim: Anëtar i Kryesisë së PSSH-së.2005 e vazhdim: Deputet ne Kuvendin e Shqipërisëzgjedhur në Legjislaturën XVII dhe XVIII për Qarkune Vlorës.Është anëtar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.