Qeveria “presion” ndaj opozitës: Dialog pa kushte, ose votojmë aktin të enjten
Qeveria ka ripërsëritur sot ftesën për dialog pa kushte me opozitën për ligjin për nëpunësin civil, në të kundërtën do të vërë në lëvizje shumicën e cilësuar, votat e të cilës i kanë në Kuvend.Ministrja e Inovacionit Milena Harito është shprehur në një konferencë për shtyp se qeveria është e gatshme të dialogojë me opozitën pa i vënë kushte asaj por pret të njëjtën qëndrim prej saj.“Nëse opozita mendon që ligji është i zbatueshëm të na thotë në tryezë argumentet e veta. Të vijë e të dëgjojë argumentet tona, ky është dialogu, por nëse opozita mendon se është aty vetëm për të thënë jo, ne themi që kemi shumicën konsensusale dhe do e vëmë në lëvizje, deri të enjten ka kohë, le të dialogojmë pa kushte, ne nuk vëmë kushte edhe opozita të mos vërë kushte. Pa dialog asgjë s`ka për të ndryshuar. Jam këtu për të rikonfirmuar vullnetin e qeverisë dhe të kryeministrit për të mbajtur një tryezë me opozitën përpara së enjtes në të kundërt do të na duhet ta votojmë aktin normativ me 84 vota siç e parashikon Kushtetuta” tha Harito.