Rama-Venizelos: T’i japim dimension të ri bashkëpunimit Shqipëri-Greqi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë Evangelos Venizelos.Kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare për t'i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë, të tashme, apo të trashëguara nga e kaluara.Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar, gjithashtu, bashkëpunimin rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi, u shpreh Kryeministri, ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit.Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë  dhe vazhdon t'i japë  Shqipërisë  në  procesin e integrimit edhe në  kuadër të  Presidencës së  ardhshme greke të  BE-së .Ministri Venizelos e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t'i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.