Nesër Kurban Bajrami, Myftiu i Tiranës porosi për besimtarët

Besimtarët mysliman shqiptarë kanë marrë urimin për festëne Kurban Bajramit dhe njëkohësisht premtimin për ndërtimin e Xhamisë në kryeqytet.Kryetari komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët Myslimanë për më shumë harmoni dhe paqe. Ndërkohë në lidhje me debatin për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë Muça theksoi se KRT dhe Kryeministri vendosen ndërtimin e saj pavarësisht të gjithave.Ndërkohë që myftiu i Tiranës Ylli Gura ka shpjeguar se ku do të kryet falja e Namazit e cila nis në orën 07:00 e 32 minuta. Komuniteti ka marrë masa që të përgatisë vendin ku do të zhvillohet falja.Ndërkohë që festën e Kurban Bajramit e ka ururar edhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i Bektashinjve.