Auditimi i borxhit ndaj biznesit, deputetët e PS qeverisë: Ku do t’i gjeni paratë?
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar projekligjin për auditin e borxhit ndaj bizneseve. Ndërkohë që diskutime ka ngjallur kostoja e këtij auditimi, i cili është 85 mijë euro dhe parashikohet të merret nga fondi rezervë i buxhetit i cili tashmë është ezauruar.Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi u shpreh se ky fond do të rialokohet. Në auditim nuk do përfshihen borxhet e pushtetit vendor.Zv/ministri i Financave, Ervin Mete, shpjegoi se auditimi i kompanisë Deloitte Touche do të jetë një fotografim i situatës së borxheve.Kostoja që shkakton në buxhet ky auditim ka ngjallur diskutime edhe në Komisionin e Ligjeve.
Kreu i komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe, ka kërkuar një hetim në lidhje me radhën e bizneseve për marrjen e borxheve pasi sipas tij është abuzuar gjatë zgjedhjeve.Auditimi i Ministrive do të zgjasë deri në 30 nëntor.