Grabitësi i bankave,gjykata:Burgim të përjetshëm për Viktor Gushin

25 seanca gjyqësore janë dashur që Viktor Gushi serial killeri që terrorizoi Tiranën për disa vite me radhë të denohet me burgim të përjetshëm.Gjykata e Tiranës e ka gjetur fajtor vrasësin e të premtes për 19 akuza, ndërsa njëra i është pushuar pasi amnistohet. Për të gjitha këto gjykata vendosi të unifikojë vendimet në një të vetëm, atë kapital në të përjetshëm.Sipas gjykatës vertetohet se Gushi është vrasësi i argjendarit rrapo Sinanaj dhe i Eleonora Kaloçi arkëtarës së një banke në kryeqytet. Përveç këtyre dy vrasjeve serial-killeri akuzohet edhe disa vjedhje me pasojë plagosje, si dhe një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në kryeqytet në kohë dhe vende të ndryshme.Në këtë seancë janë lexuar edhe konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes ku avokatja, Vjollca Pustina, kërkoi dënimin me 25 vjet për klientin e saj.Ajo e argumentoi këtë me pendesën e dhe me bashkëpunimin e Gushit. Por pavarësisht kësaj trupi gjykues i kruesuar nga Altin Abdiu ka vendosur të pranojë pretencën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar burgim të përjetshëm.Si në të gjitha seancat e tjera Gushi ka qënë i braktisur nga të gjithë në sallë edhe nga vetë familjarët e tij. Ai e ka shfrytëzuar përsëri këtë seancë të fundit për të kërkuar mëshirë gjykatës dhe falje familjarëve të viktimave.Është mbyllur kështu një nga çështjet më të bujshme, pasi për vite me radhë Gushi arriti ti shpëtonte policisë, pavarësisht se krimet e tij gjaktë kësaj periudhe kanë qenë të panumërta.Viktor Gushi u quajt ndryshe edhe njeriu i së premtes, pasi kjo ishte dita e vetme kur ai kryente grabitjet.