Zhvendosja e romëve në Tufinë, Ministrat Kodheli, Veliaj dhe Totozani shohin kushtet
Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, kanë inspektuar sot punimet që po bëhen në repartin e Tufinës ku do të strehohen disa familje rome.Në një prononcim për mediat, ministri Veliaj theksoi se brenda javës do të përfundojnë punimet për të bërë të mundur strehimin e familjeve rome.“Në një kohë rekord kemi gjetur bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kemi pasur një mobilizim total; edhe sot që është e diel, në këtë qëndër është duke u punuar për rregullimin e kushteve higjeno-sanitare etj. Meqënëse banesat sociale nuk janë kompetencë e qeverisë qendrore, është e rëndësishme për ne që këtë vend e ka caktuar vetë komuniteti rom dhe këtu ky komunitet ka pranë shkollën, spitalin, autobusin. Ne jemi në fazën e fundit të punimeve dhe tashmë po bëjmë edhe ndarjet sipas familjeve dhe kurorave për familje Këtë javë ne presim një vizitë nga Raportuesi i Komunitetit Europian dhe do donim që pikërisht këtë javë të fillonim transferimin e familjeve rome në këtë qëndër. Ju e dini që sot në Tiranë ekzistojnë 450 banesa sociale, që ish-kryebashkiaku Rama i la, por duhet që ai dikushi që drejton sot Tiranën të kthehet në detyrë dhe të mbledhë Këshillin bashkiak për t’i shpërndarë”, tha Veliaj.Kodheli: Qeveria që iku nuk bëri gjë për komunitetin romNdërsa Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se qeveria e kaluar për 8 vjet nuk bëri asgjë në lidhje me këtë shtresëDua të rikthej në kujtesën tuaj 8 vjet të qeverisjes së vjetër, që s’i dha asnjëherë një zgjidhje komunitetit rom, ç’ka është një nga kriteret për të marrë statusin kandidat për në BE. Kjo shtresë, gjatë qeverisjes 8-vjeçare, është margjinalizuar, por ne do të punojmë që ta ngremë atë në nivelin e gjithë qyterarëve të tjerë. E falenderoj kolegun tim Veliaj për këtë stërmundim për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë problemit të këtyre familjeve.”Me një vendim qeverie, familjet rome të cilët banonin tek pallati me Shigjeta do të strehohen në Tufinë.