Këshilli bashkiak Lezhë, Uldedaj: Tushe të zgjidhë planin rregullues

Këshilli bashkiak i ka hapur rrugë bashkisë së Lezhës për veprime në territor nëpërmjet miratimit të rregullores model të planit të territorit. Me disa ndryshime në përmbajtjen e kësaj rregulloreje, këshilltarët kanë miratuar kërkesën e Bashkisë.Gjatë diskutimeve, kryetari i komisonit të urbanistikës, njëherazi edhe nën kryetari i Këshillit bashkiak, Tonin Uldedaj, i ka kërkuar bashkisë së Lezhës që në mënyrë urgjente të përfundojë planin e përgjithshëm rregullues, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga këshilltarë të tjerë.Nga ana tjetër, Sekretari i  Përgjithshëm i Bashkisë, Pashko Smaçi, deklaroi se do të punohet shumë shpejt për përfundimin e planit të përgjithshëm rregullues, por mungesa e fondeve ka penguar përfundimin e këtij plani vendor në Lezhë.Plani rregullues i qytetit të Lezhës ishte premtuar disa herë nga kreu i kësaj Bashkie, Viktor Tushaj, por që ende nuk ka përfunduar.