Besimtarët të zhgënjyer për xhaminë: Mos e ktheni në debat politik, jepni zgjidhje

Fidan Munda po sheh kalendarin islamik dhe për 3 ditë feston Bajramin dhe ndihet keq teksa thotë që edhe këtë festë të shenjtë, rituali i faljes së namazit do të bëhet në bulevardin kryesor.Në fakt ai është vetëm një ndër mijëra besimtarët në vend të cilët shprehin njëzëri se kanë nevojë për një xhami të madhe për të plotësuar nevojat e tyre, ndersa shtojne se çështja e xhamisë tashmë është kthyer me shume politike dhe se komuniteti mysliman i Shqipërisë nuk po mban një qëndrim të prerë.Po ashtu edhe të tjerë besimtarë në vend gjenden sot në xhaminë e Et’hem Beut në qëndër të Tiranës, po kaq të ndjeshëm për çështjet nëse do të ndërtohet ose jo xhamia e pritur për 2 dekada me rradhë.Momentalisht askush nga insitucionet nuk di të japë një përgjigje të prerë, do të ndërtohet ose jo, në sheshin e Namazgjasë apo diku tjetër? Do të ketë projekt tjetër të xhamisë apo do të tkurret ai që është.E gjithë kjo dilëmë për besimtarët ndodhi disa ditë më parë kur Këshilli Kombëtar i Territorit, anulloi lejen për ndërtimin e godinës disa katëshe përbri xhamisë. Kjo lejë ishte e përbashkët dhe anullimi i këtij ndërtimi i cili në projekt është ndeshur si një qëndër polifuksionale anullon edhe lejën për ndërtimin e xhamisë.Për të ditur më tej se cili do të jetë vendimi i Komuniteti Mylsiman, Ora Neës kontaktoi me burimet zyrtare të këtij institucioni të cilët thanë se ende nuk ka një vendim për të riparë apo bërë një projekt të ri, i cili ka dhe këtë radhë një kosto financiare.