Sindikatat: Dialog me qeverinë, Kalaja: Duhet mirëkuptim reciprok

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura i ka kërkuar qeverisë të dialogojnë së bashku në emër të zgjidhjes së mjaf problemeve që kanë punonjësit në vend. Gëzim Kalaja, kreu i sindikatave të pavarura tha se sindikatat kanë bërë të mundur rritjen e pagave dhe në anën tjetër mbrojtjen e vendeve të punës. Marëdhënia mes tyre dhe qeverisë do të jetë frytëdhënëse vetëm nëse do të këtë mirkuptim reciprok, tha Kalaja.“Ta respektosh partnerin është një nga themelet kryesore. Ne jemi të prirur ndaj kompromisit.Në kontekstin e dialogut social BSPSH ka vepruar në përputhje me të gjitha vendimet e kongresit të saj. Përmes nënshkrimit të kontratave kolektive është bërë e mundur përmirësimi i jetës sociale të punëtorëve. Sindikatat kanë për të mundur rritjen e pagave të punonjësve në të gjitha profesionet. Është mjaft e rëndësishme mbrojtja e vendeve të punës. Është i rëndësishëm një pakt kombëtar mes partive politike që do bënte të mundur që Shqipëria të ecë përpara. Rrotacioni do vijë shumë shpejt, nëse ke punuar do votohesh prapë, por nëse jo do të ikësh” tha ai.Z. Kalaja tha gjithashtu se sindikatat nuk janë dhe nuk duhet të trejtohen si shoqëri civile. Ai ka ftuar publikisht kryeministrin Rama të nisë dialogun me ta, sidomos për nismat ekonomike.“Ne do respektojmë qeverinë shqiptare po aq sa do na respektojë ajo, nëse ky respekt do mungojë ne do dimë ti përgjigjemi në përputhje me gjithë legjislacionin. BSPSH nuk është repart ushtarak, urdhërohet vetëm nga baza sindikaliste, askush nuk mund ta rreshtojë sipas interesave. Dua ti them qeverisë që sindikatat nuk janë shoqëria civile, nuk mundet kurrsesi nocioni sindikatë të zëvendësohet me shoqërinë civile. Nuk është shoqëria civile ajo që përfaqëson punëmarrësin shqiptar. Vetëm sindikatat mund ta mbrojnë punonjësin” theksoi Kalaja.Në këtë Asamble Kombetare të Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara, Kalaja kërkoi lënien mënjanë të konfliktualitetit politik, i cili sipas tij nuk bën gjë tjetër veçse pengon zhvillimin ekonomik të vendit.“Konfliktualiteti politik nuk bën asgjë tjetër veçse pengon zhvillimin ekonomik. Asgjë e keqe nuk e gjen ekzekutivin të dialogojë me ne. Ftojmë zotin. Rama publikisht ashtu siç ka deklaruar se do mbajë kontakt me grupet e interesit në Shqipëri, ne e kemi hedhur dorezën, u kemi dërguar platformën ekonomike, presim kontaktin me ju, strukturat tuaja për të diskutuar të gjithë platformën ekonomike” përfundoi kreu i BSPSH.