Fier, Drejtoria e stomatologjisë filluan depistimin e nxënësve të shkollave publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2013, 20:09
Drejtoria e stomatologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier ka filluar depistimin e të gjithë nxënësve të shkollave publike në Fier. Shefja e stomatologjisë, Anila Nushi, ka bërë me dije se ky proçes do të vazhdojë deri në kartelizimin e të gjithë nxënësve, të cilët më pas kurohen pranë klinikave të shkollave përkatëse.Gjatë këtyre ditëve vihet re një rritje dhe interesim i prindërve për të shoqëruar fëmijët e tyre tek stomatologët e shkollave. Kjo fazë depistimi bëhet çdo vit, ku mjekë të specializuar u drejtohen shkollave publike dhe kontrollojnë të gjithë nxënësit për të evidentuar e kuruar problemet që ata kanë. Nga shërbimet falas përfitojnë të gjithë nxënësit e 11 shkollave publike të Bashkisë Fier.