Venizelos “nuk njeh” Çamërinë, Bushati: Shiko realitetin në sy
Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, ministri i jashtëm Bushati ka vlerësuar politikat mbështetëse të qeverisë greke ndaj komunitetit shqiptar që jeton në Greqi. Ai gjithashtu ka kërkuar heqjen e ligjit të Luftës nga ana e shtetit grek pasi sipas tij nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie e bashkëpunimi i cili për ne përbën gurin e themelit, të intensifikimit të marrëdhënieve dy palëshe dhe adresimit brenda këtij kuadri ligjor institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim larg çdo lloj nuance nacionaliste që përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e dy popujve tanë. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës së 1940, nga Greqia i cili në vendet tona nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimin europian dhe miqësinë e hershme të dy vendeve do të krijonte një mjedis besimi të ndërsjelltë dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Kemi të gjithë vullnetin politik dhe do të investojmë kapacitetin tonë njerëzor e profesional për adresimin e çështjeve të mbartura në të shkuarën dhe ato që kanë lindur rishtazi” tha Bushati.
Bushati: Përgjigjen për paktin e ka dhënë KushtetuesjaI pyetur në lidhje me paktin detar me Greqinë ministri Bushati është shprehur se përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.“Përgjigjen për paktin e ka dhënë gjykata kushtetuese. Ministri me të drejtë përmendi kriteret e Kopenhgen, respeketin për lojat që imponon shteti i së drejtës. Sot nuk shtrohet më pyetja për qeverinë shqiptare si e lexon vendimin e gjykatës Kushtetuese, pasi është i qartë si kristali. Për qevetinë shqiptare shtrohet pyetja si do ecet përpara për ti dhënë një zgjidhje kësaj çështje e cila është e rëndësishme për Shqipërinë, Greqinë dhe propjektet e përbashkëta për rajonin e Mesdheut. Dhe përgjigja ime është shumë e drejtëpërdrejtë: Duam të adresojmë të gjitha cvështjet si ato që konsdierojëm pengesa historike dhe ato që janë krijuar rishtazi me kurajo e vullnet politik, bazuar në legjislacionet e vendeve respective, parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare”, tha Bushati.Ndërsa Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos është shprehur se Greqia është e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Sipas tij, është rënë dakort për nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi që ka të bëjë me hapjen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për anëtarëismin e plotë të vendit tonë në BE.Gjithashtu Venizelos ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve duke shtuar se urat tradicionale të lidhjes mes dy vendeve është minoriteti grek në Shqipëri.“Të dy palët e kuptojnë se sa i rëndësishëm është respektimi i të drejtave sipas të drejtave ndërkombëtare dhe sipas kushtetues kombëtare. Marrëdheniet ekonomike fitojnë një dimension të ri mes gazsjellësit TAP që peërshkon dy vendet. Kemi shumë gjëra për të bërë bashkë, edhe në fazën e ndërtimit të gazsjellesit, bashkëpunimi do të sjellë përfitime të mëdha” tha ai.Ministri grek është shprehur gjithashtu se gjendja e paqes është shpallur nga Greqia që në vitit 1987 dhe kushdo që kërkon të drejtën e tij mund t`i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.“Presim integrimin e Shqipërisë në BE dhe na lidh marrëdhëniea e ngushtë miqësie, fqinjësie e mirë. Jemi dy vende që besojmë në nevojën e stabilitetit në rajon e më gjerë. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në 1987 Këshilli I Ministrave të Greqisë, që në 1986 gjithkush që ka dicka për të kërkuar te kuadri ligjor grek ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurtë bashkepunimi, që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës. Vendosëm të mblidhet komisioni dypalësh për çështjen e varrezave, do riaktivizojmë komisionet e përbashkëta për të diskutuar të gjitha çështjet që na interesojnë. Urimet më të ngrohta për qeverinë shqiptare dhe popullin mik shqiptar, për përparim begati dhe të arrijë objektivat evropiane” tha Venizelos.Pakti detar mes dy vendeveI pyetur në lidhje me paktin detar mes dy vendeve, Venizelos është shprehur se duhet të zbatohet e drejta ndërkombëtare.“Baza e përbashkët e vitit mesdhetar është një ndër vitet që përbëhet nga presidencat e Greqisë dhe Italisë është politika e integruar detare, që në epiqendër ka mesdheun, sepse KE-ja ka dhënë ndërkohë në publik një studim të rëndësishëm që tregon se zbatimi i së drejtës ndërkombëtare të detit, dhe delimitimi i sheflit kontinental ka shumë rëndësi ekonomike për të gjithë vendet e BE-së dhe për vendet që lagin Mesdheun. Të gjithë vendet anëtarë të BE-së kanë të drejtën ndërkombëtare mbi detin dhe konventën ndërkombëtare të OKB-së”.“Kjo është e qartë se kriteret e Kopengahenit vlejnë dhe për ato vendet kandidate për anëtarësimin në BE. Ka një praktikë europiane, dhe një shembull është rasti i Italisë e Greqisë. Kemi delimituar shelfin tonë kontinental që nga viti 1977 dhe gjatë vizitës së tanimshme në Romë ramë dakord që të shtrijëm dhe në zonat tona detare, psh në zonat ekskluzive ekonomike detare, gjithashtu në Mesdhe, në Adriatik e Jon, nuk ka asnjë ndryshim. Ekziston një praktikë europiane dhe shembull greko-italian dhe jam i sigurtë se në të njëjtën drejtim do të lëvizim në Shqipëri sepse kemi pranuar të njëjta rregulla e parime”, tha Venizelos.Vizita e Venizelos në Shqipëri, zhvillohet disa ditë para asaj të presidentit grek Karolos Papulias, më 4 dhe 5 nëntor. Kjo vizite bëhet gjithashtu edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014.
