Zgjedhjet lokale në Korçë, prezantohet kandidati i majtë Sotiraq Filo
PS ka çelur zyrtarisht fushaten elektorale ne Korçe per zgjedhjet e pjesshme te 3 nentorit. Ne ceremonine e prezantimit te kandidatit te saj, Sotiraq Filo, ka qene i pranishem edhe zv/kryeministri Niko Peleshi dhe deputete te qarkut.Gjate shpalosjes se programit te tij, Filo ka renditur nje sere projektesh te rendesishme per qytetin, si rikonstruksionin e rrugeve dhe kthimin e hapesirave te gjelberta, permiresim te ndriçimit, projekti ndertimit te landfillit te Maliqit dhe kthimin e fushes ekzistuese te mbetjeve urbane ne hapesire te gjelber, si dhe rikonstruksionin e sheshit te teatrit dhe rimodelimin e parkut Rinia.Zbutja e varferise permes krijimit te mundesive per pune dhe ndihma per kategorite sociale ne nevoje do te jene gjithashtu ne fokus te punes se Bashkise, tha gjithashtu kandidati Filo.