Elbasan, Xhamia e Nazareshës, kulti fetar i nënshtrohet restaurimit

Xhamia e Nazareshës në Elbasan e ndërtuar në vitin 1599, po i nënshtrohet një restaurimi dhe pritet që brenda pak javëve ajo të ofrojë të tjera kushte për besimtarët muslimanë në këtë qytet. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, thekson se ky është një prej objekteve të kultit më të rëndësishëm jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjerë. Sipas tij, pas restaurimit kjo xhami nuk do të shërbejë vetëm për shërbesat fetare, por pse jo edhe për vizitorët që do të kenë interes të prekin nga afër një institucion fetar të ndërtuar më shumë se 400 vite më parë.Xhamia e Nazareshës është ndërtuar që në vitin 1599 dhe në të ende vazhdojnë të realizohen shërbesa fetare. Restaurimi i saj vjen në një periudhë kur edhe një tjetër objekt i rëndësishëm për besimtaret myslimanë, pritet të konkretizohet. Bëhet fjalë për ndërtimin e xhamisë së Ballies, punimet për ndërtimin e të cilës kanë nisur disa javë më parë dhe që shumë shpejt priten ti shtohen si vlera të rëndësishme komunitetit mysliman dhe Elbasanit në tërësi.